Nënshkruhet marrëveshja me BE-në, Qendra e parë për internet më të sigurtë – MkSafeNet

15.08.2024 12:34

Në Shtëpinë Informative të BE-së...

Në Shtëpinë Informative të BE-së u nënshkrua Marrëveshja për Grant me Bashkimin Evropian për themelimin e Qendrës së parë për Internet më të Sigurt – "MkSafeNet" mes Ministrisë së Transformimit Digjital dhe Delegacionit të BE-së. 

Ministri Andonovski theksoi rëndësinë e projektit, duke theksuar se ky është një hap vendimtar drejt krijimit të hapësirës digjitale më të sigurt për të gjithë qytetarët, e veçanërisht për të rinjtë.

“Ky është projekti i parë nga programi Evropa Digjitale, e cila në nivel të Bashkimit evropian peshon më shumë se 7.5 miliard euro, në të cilën Maqedonia u bë anëtare nga viti i kaluar me grant të përgjithshëm prej 673.354 euro nga Bashkimi Evropian dhe me koofinancim të rëndësishëm nga qeveria jonë në shumë prej 10 milion e 788 e 800 denarë për vitet 2025-2026. Demonstrojmë përkushtim serioz për siguri digjitale në veçanti për më të rinjtë. Dua të theksoj se me ribalancin e buxhetit të vitit të kaluar u siguruan mjete për anëtarësimin tonë në Evropën Digjitale me çka ne vendosim për mjetet edhe për institucionet shtetërore por edhe të gjitha palët e prekura dhe të interesuara të cilët duan të aplikojnë në këtë program të madh të Bashkimit Evropian.” – tha Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Anodnovski.

“MkSafeNet” do të zbatohet gjatë 18 muajve të ardhshëm dhe do të përfshijë një studim me një plan veprimi për detyrimet specifike të secilit prej palëve të interesuara, krijimin e një Qendre për rritjen e ndërgjegjësimit për kërcënimet online, një linjë ndihmëse, një panel rinor dhe një bord këshillues. (Leunora Kaliqi, TVM2)