Tërmet në Maqedoninë e Veriut
15.08.2024 13:11
Mëngjesin e sotëm është regjistruar tërmet...

Mëngjesin e sotëm është regjistruar tërmet, epiqendra e të cilit ishte në Republikën e Greqisë dhe i përket zonës epiqendrore Gjevgjeli-Gumendzë, 140 km në juglindje të Shkupit, njofton Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Shkencë-Matematikor në Shkup.
Siç kanë bërë të ditur nga aty, tërmeti ka ndodhur në orën 03:24 me magnitudë lokale ML2.4.
“Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti është ndjerë nga banorët e Bogdancit dhe rrethinës, me intensitet III gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane”, njoftoi Observatori sizmologjik.
