Osmani, koordinim me aleatët për hapjen e Urës së Ibrit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka theksuar se pë rihapjen e urës mbi Ibër duhet të ketë koordinim me aleatët, në veçanti me SHBA-në për të bërë një plan të zbatimit të përbashkët.
Osmani ka thënë se SHBA-ja ka kërkuar që bashkërisht të ulën dhe të krijojnë një plan të zbatimit për hapjen e kësaj ure.
“SHBA-ja asnjëherë, në takimet që kemi pasur, nuk i kanë shprehur Presidentes qëndrim kundër hapjes së urës, por thjesht kanë kërkuar bashkëpunim në përcaktimin e momentit më të përshtatshëm nga aspekti i sigurisë dhe ndërtim të një plani të përbashkët për zbatimin e hapjes së urës, që është në interes të të gjithë qytetarëve tanë” – deklaroi Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Osmani, ka thënë se Kosova duhet të sigurohet që ura në veri të hapet në atë mënyrë që nuk nxit konflikt me aleatët e vendit e as prani të shtuar të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.
“Ura duhet të hapet patjetër, por ne duhet të sigurohemi që kur të hapet të jetë e hapur përherë, e jo që kur të hapet të nxitë një prezencë shumë më të madhe të NATO-s në të. Ne nuk kemi arsye të jemi në konflikt me aleatët tanë” – u shpreh Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Sa i për ketë deklaratave të zëdhënësit të BE-së, Osmani ka thënë se nuk i komenton se ato janë raciste. Presidentja Osmani, ka thënë se për
