Kërçovë, ndahen bursa për pesë nxënës të SHMK “Drita”

15.08.2024 14:18

Restoranti “Dardania” ndau bursa për pesë nxënësit...

Restoranti “Dardania” ndau bursa për pesë nxënësit shembullor të SHMK “Drita” të Kërçovës. Naim Zenku, menaxhues i këtij subjekti afarist, duke i shprehur mirënjohje pronarit Kastriot Iseni, thotë se vlera e sivjetme totale e mbështetjes financiare për arsimin është 20 mijë euro, nga të cilat 10 mijë euro do të përdoren për ndarjen e bursave, ndërsa me pjesën tjetër të mjeteve do të kompletohet kabineti i informatikës në Qendrën e mesme shkollore “Drita” në Kërçovë.

Me këtë rast nxënësit dhe drejtuesit e shkollave,  i shprehën mirënjohje mërgimtarit Kastriot Iseni, i cili për të tretën herë me radhë, vendoset në mbështetje të nxënësve dhe shkollave me mësim në gjuhën shqipe të Kërçovës. (Shaban Dalipi, TVM2)