Zjarret, mali Galiçica ballafaqohet edhe me shpërthime

15.08.2024 14:54

Mali Galiçica po kalon një krizë të jashtëzakonshme...

Mali Galiçica po kalon një krizë të jashtëzakonshme, përderisa zjarri vazhdon të shkatërrojë zonën për më shumë se njëmbëdhjetë ditë. Situata u përkeqësua herët në mëngjes kur shpërthyen njëqind predha të ngelura nga Lufta e Parë Botërore, duke shkaktuar shpërthime të mëdha.

Për ta luftuar këtë situatë, veç ekipeve të zjarrfikësve, janë organizuar qindra vullnetarë. Poashtu,edhe mbështetja ajrore nuk ka munguar. Tre avionë nga Ohri dhe një helikopter nga Prespa po punojnë në koordinim për të kontrolluar zjarret. Komandanti i njësitit të zjarrfikësve Ohër thotë që nuk ka vend për panikë.

“Po punohet ende për sigurimin e pjesës perëndimore dhe mendoj se zjarri do të jetë këto ditë ngadalë, do të ulë kulmin dhe intenzitetin. Kjo është një arsye që njerëzit të ndihen të sigurtë dhe të jenë të qetë, të mos kenë panik. Këtë e konsiderojmë si thirrje dhe jo si detyrë për të mbrojtur sa më shumë natyrën dhe zërin e njeriut. Nuk do të ketë asnjë problem, as për popullatën që jetojnë në ato zona.” - deklaroi Gjuro Jovçeski, Komandanti i njësitit të Zjarrfikësve-Ohër.

“40 njerëz mbrëmë kan shkaktuar 40 zjarre , disa prej tyre me shumë gjasa qëllimisht, të tjerët padashur dhe  pa menduar se veprimi i tyre mund të shkaktojë zjarre. Ne kemi një tregues në një vend që besoj se shërbimet do të bëjnë punën e tyre, se ka filluar  zjarr nga varrezat. Zjarri i Galiçicës është pothuajse i pranishëm çdo vit, por ndonjëherë arrijnë ta shuajnë në vijën kufitare, e ndezin barinjtë në anën shqiptare që të rritet bari i ri.” – tha Drejtori i QMK-së, Stojançe Angelov.

Sipas drejtorit të qendrës për menaxhim me kriza, Angelov, mali këtë vit situatën e rënduan edhe  nga predhat të cilët kishin mbetur  nga Lufta e Parë Botërore. (Ardita Imeri, TVM2)