Burgu i Idrizovës, renovohet krahu i pestë i burgut
Në burgun e Idrizovës u lëshua në përdorim...

Në burgun e Idrizovës u lëshua në përdorim pjesa e renovuar i njohur si krahu i "Pestë", ku mund të vendosen 100 të burgosur.
Siç bëri të ditur drejtori i drejtorisë së burgjeve, Aleksandar Pandov, renovimi është bërë me anë të donacioneve, ndërsa bëhet fjalë për objektet të ndërtuar që në vitin 1946, ndërsa krahu i pestë për mungesë kushtesh me urdhër të komitetit kundër torturës u mbyll në vitin 2019.
Ky repart është burg i tipit të mbyllur ku janë të vendosur të dënuar për vepra të rënda.
“Burgu i Idrizovës ka kushte për persona të dënuar me trajtim të mbyllur, përkatësisht të dënuar me mbi 3, 5, 10, 15 vjet deri me burg të përjetshëm.
Në këtë ndërtesë ka 50 të dënuar me burg të përjetshëm, kryesisht për vrasje, vepra të rënda dhe vrasje të shumëfishta.” – tha Drejtori i burgjeve, Aleksandar Pandov.
Drejtori Pandov paralajmëroi se së shpejti planifikohet ndërtimi i objektit të ri për të paraburgosurit, që do të jetë në afërsi të sallës gjyqësore, me çka do të shmangeshin shpenzimet për transportin e të paraburgosurve nga burgu i Shutkës në seancë gjyqësore, që arrijnë në 42 mijë denarë për çdo të burgosur në dy drejtime. (Gyltene Sinani, TVM2)
