Rusi-Ukrainë, evakuim emergjenc nga Glushkovi në rrethin e kurdëve
Rusia solli vendim për evakuimin e detyrueshëm...

Rusia solli vendim për evakuimin e detyrueshëm të banorëve të Gllushkovit në rajonin e kurdëve, derisa ndërhyrja ndërkufitare e ukrainasve ka filluar tashmë edhe në javën e dytë. Operacioni është i ngarkuar nga kanonadat artilerike.
”Gjatë evakuimit kishte ushtarë ukrainas gjatë gjithë ditës. Arritëm ta gjejmë momentin t’i cojmë kolegët tanë atje për t’i nxjerrur këta njerëz. Qielli është i mbushur me dronë.” – tha Nënkryetari i Frontit në rajonin e kurdëve, Dimitrij Gulijev.
”Zhurmat nga kanonadat vazhduan pa ndalim. Shtëpia po dridhej, të gjitha dritaret kërcitnin, mobiljet leviznin gjithandej.” – u shpreh Tatjana Anikeva, e evakuuar.
Po evakuuohet edhe popullsia ne Bellgorod pas sulmeve me intenzitet të ukrainasve. Guvernatori i rajonit të Gllatkovit, deklaroi se nga sulmet ajrore pa pilot janë lënduar 4 civilë. Pas takimit të komisionit qeveritar në rajon është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në nivel federal.
“Vëllimi i kësaj që po ndodh nuk lejon që rajoni në mënyre të pavarur t’i eliminojë pasojat nga gjendja momentale e jashtëzakonshme. Për këtë arsye propozoj që të klasifikohet si gjendje e jashtëzakonshme federale dhe të përpilohet përgjigje në nivel federal.” – u shpreh Komandanti i Forcave të aramtosura të Ukrainës, Oleksandër Siriskij.
Kievi thotë që ka realizuar sulmin më të madh ajror me dronë në katër aeroporte ruse. Zelenski e lëvdëroi perparimin e ushtrisë duke theksuar se Kievi ka arritur qëllimin strategjik.
“Përparimi në kursi po shkon mirë dhe po arrijmë qëllimin tonë strategjik, në menyrë të konsiderueshme e rritëm fondin e këmbimit për vendin tonë. Do të doja t’i falënderoj të gjithë ushtarët tanë për sulmet precize dhe të afta mbi aeroportet ruse.” – deklaroi Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
Moska pretendon se kanë uzurpuar dy brigada ukrainase në rajonin e kurdëve. Përgjigjet me sulme në Kerson.
“Po fshihemi, po ikim! Copëza dronesh fluturojnë afër nesh. Hidhen granata cdo ditë.” – tha një banor vendas.
Ukraina thotë se do të formojë tampon zonë në rajonin e kurdëve për organizatat humanitare nderkombëtare, derisa në Sumi, në kufi me Rusinë e rrit numrin e makinave ushtarake. (Asdren Çeliku, TVM2)
