Zjarri në Pustec dhe në kufi me RMV

16.08.2024 14:09

Edhe pse kanë kaluar 12 ditë...

Edhe pse kanë kaluar 12 ditë, zjarri në territorin e bashkisë Pustec në Mal të Thatë vijon të mbetet aktiv. Falë ndërhyrjes nga ajri situata është përmirësuar, por vatrat rrezikojnë të aktivizohen për shkak të temperaturave të larta, erës dhe bimësisë.

Kryetari i bashkisë sē Pustecit, Pali Kolevski, thotë se gjatë paradites situata është më e qetë, por nga mesdita intensiteti i flakëve shtohet. Shqetësim mbeten vatrat e zjarrit pērgjatë kufirit me Maqedoninë e Veriut, të cilat janë përhapur edhe në Parkun e Galiçicës.

 “Aktualisht në terren janë 25 forca të ushtrisë, shërbimi zjarrfikës por dhe nga Zonat e Mbrojtura që po punojnë në këto pika të evidentuara. Ndërkohë vijon të digjet edhe mali i Tomorrit dhe Shqipërisë, si pjesë e mekanizmit Europian për mbrojtjen civile i kanë ardhur në ndihmë edhe avionë ushtarakë rumunë.” – tha Kryetari i Bashkisë së Pustecit, Pali Kolevski.