Taravari, zgjerohet lista pozitive me 9 ilaçe
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari...

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, bëri të ditur se listës pozitive të ilaçeve i shtohen edhe nëntë ilaçe të reja. Këshilli drejtues e ka miratuar propozimin e Taravarit, i cili poashtu paralajmëroi se zgjerimi i listës pozitive do të vazhdojë edhe pas gjashtë muajsh.
“Pas vitit 2009 vetëm në vitin 2014 ka pasur një ilaç, tani lista pozitive zgjerohet me 9 ilaçe të reja, nëntë gjenerik të ri të cilët janë pothuajse të pa shmangshëm për më shumë sëmundje në Maqedoni. Do të kemi anti pertenziv të ri, anti koagulas të ri, anti depresiv të ri.” – deklaroi Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Klinika e Kirurgjisë Digestive, Kostovski: Renovim dhe pajisje të reja klinike
Këto komente u bënë me rastin e promovimit të repartit të rinovuar të klinikës për Kirurgji Digestive ku janë investuar 700 mijë euro dhe një milion euro për paisje të reja.
“Kemi parë hapësira spitalore të cilat janë rinovuar, është rinovuar dyshemeja, dyert, janë klimatizuar hapësirat. Apartman për vendosje me krevet të specializuar për kirurgji bariatrike. Në pjesën operative kemi pajisje prej një milion euro, në proces është intervenimi laparoskopik, që për herë të parë në Maqedoni përdoret me përdorimin e kontrastit florecentik.” – tha Drejtori i Klinikës për Kirurgji Digestive, Ognen Kostovski.
Kryeministri Hristijan Mickoski i pranishëm në këtë përurim tha se do të vazhdojnë investimet në shëndetësi, ndërsa pret që edhe në të ardhmen të zgjerohet lista pozitive e ilaçeve, të cilët nuk do të furnizohen nga veledrogeri të privilegjuara familjare. (Gyltene Sinani, TVM2)
