Mexhiti: Do të merren tre licena për lojërat e fatit
Me miratimin e kërkesës për interpretimin autentik...

Me miratimin e kërkesës për interpretimin autentik të nenit 7 të Ligjit për Lojar e Fatit nga ana e shumicës aktuale, Qeveria është duke përgatit një ligj të ri, me të cilën parashihet marrja e tre licencave për organizmin e lojrave të fatit, dhe hartimin e një ligji të ri.
Këtë e bëri të ditur Zv.Kryeministri i parë Izet Mexhiti, sipas të cilit të gjitha këto dukuri të cilat u’a kishte servuar qytetarëve Artan Grubi dhe klani i tij po marrin fund, dhe se ata do të dalin para organeve të drejtësisë për të dhënë llogari për këto shkelje ligjore.
“Është vepruar në mënyrë jo-ligjore, dhe këto që nga sot janë në mbyllje e sipër, dhe ata të cilët kanë shkelur ligjin duhet të mbajnë përgjegjësi. Kjo çështje sot mbyllet, d.m.th këto tre licencat mbyllen. Hapi i parë është largimi i lojrave të fatit nga shtëpit, falë vendimeve të gabuara, të pa përgjegjshme dhe koruptive të Ministrave të BDI-së për hapjen e tre kompanive të reja për organizimin e lojrave të fatit në internet. Gjitha Kompanitë që në kohën e Artan Grubit dhe Përparim Bajramit morrën pjesë në thirrjet publike, dhe u zgjodhën për të organizuar lojrat e fatit në internet nuk kanë licenca, kjo don të thotë se menjëher dhe pa vonesa do t’i largojmë lojrat e fatit. Hapi i tjetër është inicimi i procedurave të përshtatshme gjyqësore për ta vërtetuar abuzimin e pozitës dhe autoritetin zyrtarë për të gjitha ata të cilët kanë marrë vendime të pa ligjshëm në lidhje me organizmin e lojrave të fatit”. – u shpreh Zv.Kryeministri i Qeverisë, Izet Mexhiti.
Sipas Mexhitit, Qeveria brenda një afati të arsyeshëm do ti propozojë Kuvendit një ligj të ri për lojrat e fatit, i cili do të përmbajë një serrë dispozitash, me të cilën numri i objekteve ekzistuese të lojrave të fatit do të zvogëlohet së paku për 50 për qind. (Fitim Kryeziu, TVM2)
