MPB, padi ndaj shefit të Kabintetit të Spasovskit
Departamenti për Kontroll të Brendshëm...

Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale, ka paraqitur kallëzim penal kundër M.B. dhe M.S. për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit se kanë kryer veprën penale të “shkeljes së të drejtave të punës” nga neni 166 i Kodit Penal.
“I denoncuari i parë M.B. – këshilltar i lartë policor për kontrollin, mbikëqyrjen dhe parandalimin e policisë, menaxhimin e standardeve dhe cilësisë në Byronë për Siguri Publike (BSP), dhe në kohën e kryerjes së krimit në pozitën e këshilltarit shtetëror – shefit të kabinetit të Ministrit të Punëve të Brendshme dhe i dyti i raportuar M.S. – Udhëheqës i Departamentit për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Aftësim dhe Zhvillim Profesional në Departamentin e Çështjeve Ligjore dhe Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, duke mos respektuar dispozitat ligjore të Ligjit për Punë të Brendshme, të cilat i referohen krijimit të marrëdhënies së punës, kanë dëmtuar, kanë hequr apo kanë kufizuar të drejtën që i takon punonjësit”, - bënë të ditur Ministria e Brendshme.
Kundër M.B. dhe M.S. do të paraqesë Propozim për fillimin e procedurës për shkelje të rendit dhe diciplinës së punës dhe do të shqiptojë masa të detyrueshme për largimin e tyre nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës diciplinore.
