Zjarre aktive në Dollnen, Novac, Kërçovë, Dobër dhe Çashkë

16.08.2024 18:47

Zjarri në malet e Galiçicës është vënë nën kontrollë...

Zjarri në malet e Galiçicës është vënë nën kontrollë, pas 12 ditësh angazhim të pa lodhshëm të ekipeve zjarrëfikëse nga toka dhe ajri. Komuna më e prekur nga zjaret është ajo e Makedonski Brodit, ndërsa deri tani janë djegur rreth 6 mijë e 500 hektarë, 40% e të cilëve sipërfaqe pyjore.

Aktualisht zjarre aktive ka në Dollnen, Novac, Kërçovë, Dibër dhe Çashkë. Zjarri në Dollnen është aktiv por është nën kontrollë dhe zjarrfikësit bëjnë përpjekje që mos të kalojë nëpërmjet malit i cili çon deri te Manastiri në Zërze.

“Terreni është më i rëndë për shuarjen e zjarrit prandaj kërkuam ndihmë edhe nga forcat ajrore, dhe ndihma nga forcat ajrore, mbrëmë sot në mëngjes ishte me ne dhe shpresojmë se deri në fund të ditës zjarri do të jetë shuar në tërësi.” – tha një zjarrfikës.

Mbi 100 persona mbeten të angazhuar për shuarjen e zjarreve në vend. Gjuro Jovçevski, Komandant i njësitit të zjarrfikësve në Ohër, thotë se përveç aktiviteteve për shuarjen e zjarreve, janë të anagazhuar edhe në kontrollin e kufijve që të mos barten zjarret nga shtetet fqinje.

“Për nesër planifikohen që rreth 100 persona të aktivizohen për sigurinë e kufijve, pra të perimetrit që mos të len zjarrin nuk lëjne zjarrin të zgjerohet, djegiet nga brenda e bëjnë më të vështirë por kufinjtë duhet të ruhen që dalngadalë zjarri të shuhet komplet.” – deklaroi Komandanti i njësitit të zjarrfikësve në Ohër, Gjuro Jovçevski.

Nga Qendra për Menaxhim me kriza thonë se zjarret në vend po arrin të vihen në kontrollë që të mos rrezikohen banorët në vendbanimet që janë afër zonave ku ka zjarre aktive. (Ardita Imeri, TVM2)