Maqedoni

Parashikimi i motit

17.08.2024 11:11

Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme....

Ditën e shtunë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare në orët e mesditës. Pasdite dhe në mbrëmje vendi do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima, erë të fortë dhe kushte për shfaqjen e stuhive lokale.
 
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 22°C, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 32 deri në 39°C. Indeksi UV do të jetë 8.
 
Në Shkup me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Nga fundi i ditës në pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Temperatura minimale do të zbresë deri në 19°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 39°C.
 
HMRC informon se nga nesër deri të martën do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët dhe i paqëndrueshëm me rënie graduale të temperaturës ditore.
 
Në shumë vende proceset do të jenë në formë stuhie me reshje të dendura shiu, bubullima, erë të fortë dhe breshër.