Maqedoni
BE, e shqetësuar për Maqedoninë, kërkon hetime për përmbajtjen e përgjimeve
21.04.2015 15:29
Bashkimi Evropian është i shqetësuar për situatën politike në Maqedoni. Është e domosdoshme të hetohet përmbajtja e incizimeve që po publikon opozita...

Ky është thelbi i përfundimit nga takimi i ministrave për Punë të Jashtme të Bashkimin Evropian në Luksemburg për situatën politike në Maqedoni.
Të gjitha këto probleme duhet t’i zgjidhin liderët partiak në interes të qytetarëve të vendit, sundimin e së drejtës dhe stabilitetit politik. Këshilli pret që urgjentisht të gjendet zgjidhje e përhershme dhe të zbatohen masa për këtë vendim. Këshilli kërkon nga të gjitha anët e involvuara të marrin pjesë në dialogun konstruktiv dhe të kthejnë besimin në institucionet përmes hapave të përshtatshëm politik.
“Këshilli shpreh shqetësim serioz për shkak të keqësimit të situatës në vend, veçanërisht në sundimin e së drejtës, të drejtat dhe liritë fundamentale, lirinë e mediave, të cilat janë zemra e vlerave demokratike të Bashkimit Evropian dhe politikës së saj të zgjerimit. Të gjitha akuzat duhet të hetohen nga ana e autoriteteve përkatëse, duke përfshirë këtu edhe akuzat për keqpërdorimet e mundshme të cilat po publikohen”- shkruan në përfundimin e miratuar për Maqedoninë nga Këshilli i Ministrave të Jashtëm, ku dhe kërkohet që incizimet, të cilat po i publikon opozita, të hulumtohen me respektim të parimit të prezumimit të pafajësisë dhe pavarësisë së organeve gjyqësore.
Në fund Bashkim Evropian përshëndet lehtësimin e treshes parlamentare evropiane, që në vazhdim dhe nga të gjitha palët kërkon të tregohen të përmbajtur dhe të përqendrohen në gjetjen e zgjidhjes sa më shpejt të krizës politike.
Kjo është hera e parë që Bashkimi Evropian ndan një përfundim të tillë serioz për krizën politike për një vend kandidat.
FLORIJE KAMBERI
