Botë

Rusia sulme me dron e raketa në Ukrainë, Ukraina vazhdon sulmet brenda teritorit rus

17.08.2024 12:40

Rusia ka vazhduar sulmet me dronë dhe raketa në Ukrainë, por mbrojtja ajrore e Ukrainës ka rrëzuar të 14 dronët që Rusia lëshoi gjatë natës...

Rusia ka vazhduar sulmet me dronë dhe raketa në Ukrainë, por mbrojtja ajrore e Ukrainës ka rrëzuar të 14 dronët që Rusia lëshoi gjatë natës, bën të ditur ushtria ukrainase. Dronët Shahed – të prodhimit iranian – u rrëzuan mbi gjashtë rajone ukrainase, përfshirë mbi zonat afër kryeqytetit ukrainas, Kiev, thuhet në njoftimin e Forcave Ajrore ukrainase të publikuar në Telegram. Ushtria ukrainase tha po ashtu se dronët u lëshuan nga rajoni rus i Kurskut, rajon në të cilin që nga 6 gushti, ka filluar depërtimin ushtria ukrainase. Deri më tani, ushtria ukrainase thot se ka marrë nën kontroll 82 vendbanime të Kurskut.

“Tanimë kishte disa informacione nga komnandanti Suprem Sirski për gjendjen në front dhe operacionin tone në rajonin Kursk. E shohim se okupatori po përjeton humbje dhe ajo na ndihmon shum mbrojtjen tonë. Bëhet fjalë për shkatrrimin e logjistikës së armatës ruse, dhe harxhimin e rezervave të tyre.”, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
 
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha se forcat ukrainase kanë përdorur raketa të prodhimit amerikan për të shkatërruar një urë kyçe në qarkun Glushkov të rajonit rus, Kursk. Zakharova pretendoi se nga ky sulm me raketa janë vrarë “vullnetarë që po ndihmonin në evakuimin e civilëve”. Ky pretendim nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur. Rusia ka akuzuar Perëndimin se po e mbështet dhe inkurajon ofensivën e parë tokësore të Ukrainës në territorin rus.
 
GYLTENE SINANI