Maqedoni
Ikja e Blerim Ramadanit, VMRO-DPMNE: Fajtor kuadrot e LSDM-së e BDI-së në gjyqësor
17.08.2024 13:33
VMRO-DPMNE sërish ka akuzuar kuadrot e LSDM-së dhe BDI-së në gjyqësor...

VMRO-DPMNE sërish ka akuzuar kuadrot e LSDM-së dhe BDI-së në gjyqësor, për ikjen e shtetasit të Kosovës Blerim Ramadani. Gjykatësi Pajazit Pajaziti e ka liruar Ramadanin në paraburgim shtëpiak, ndërsa i njejti ka vendosur për denim me kusht edhe për prokurorin Ixhet Memeti thksojnë nga partia në pushtet.
“Pajazit Pajaziti gjykatës i afërt me BDI-në dhe LSDM-në e ka lëshuar Blerim Ramadanin, në paraburgim shtëpiak që të mund të ik më leht. Pajazit Pajaziti është i njejti gjykatës që vendosi edhe për sulmin në Kullën e fluturimeve në aeropor dhe për dënimin me kusht për Ixhet Memetin, në rasin për mito. Gjithmon kur LSDM dhe BDI kanë interes këtu është Pajazit Pajaziti. Kërkojmë që institucionet menjëherë të ngrisin procedure dhe Pajazit Pajaziti të shkarkohet nga funksioni i gjykatësit.”, tha Bojan Stojanoski ngaVMRO-DPMNE.
LSDM: Përgjegjësia për ikjen e Ramadanit e MPB-së
Por, këtë qëndrim nuk e ndajnë nga LSDM nga e cila thonë se përgjegjësia për ikjen e Blerim Ramadanit është e minsitrit të brendëshëm Toshkovski, prandja edhe kërkojnë dorëheqjen e tij.
“Qeveria e VMRO-DPMNE-së po e demanton vetvehten në çdo tentativë për manipulim lidhur me skandalin e ikjes së Blerim Ramadanit. Komendia e fundit në këtë temë janë deklaratat e fundit të Aleksandar Pandovit dhe zëvendës kryemisnitrit Izet Mexhiti, të cilat qartë definuan se fajin për ikjen dhe informacionet se si ka ikur Ramadani, duhet të kërkohen në MPB. Mickoski edhe pas më shum skandaleve ende po e mbron Toshkovskin, i cili po demonstron pa aftësi të madhe dhe patjetër të jep dorëheqje.”, thonë nga LSDM.
Këshilli gjyqësorë ka formuar komision për të hetuar përgjegjësinë e ikjes së Blerim Ramadanit, i cili ishte arrestuar deri sa po hynte në Maqedoninë e Veriut me fletë arrest ndërkombëtar të Serbisë, pasi i njejti ka qenë pjestarë i UÇK-së.
GYLTENE SINANI
