Maqedoni

LSDM: Kriza me zjarret po koordinohet keq

17.08.2024 14:54

Derisa po digjet 5% e teritorit të vendit, kriza me zjarret po koordinohet keq...

Derisa po digjet 5% e teritorit të vendit, kriza me zjarret po koordinohet keq, vlerësojnë nga LSDM duke lëshuar kritika ndaj qeverisë. 
 
"Është e qartë se qeveria nuk ka kapacitet dhe bën vlerësime të gabuara të gjendjes.", thot Bogdanka Kuzeska nga LSDM. Sipas sajë duhet të sigurohet shfrytëzim i drejtë dhe më efikas i të gjitha resurseve në vend, në betejën me zjarret. "Komiteti drejtues kërkojmë që urgjentisht të bëj plan për shpërndarjen e resurseve dhe prevenim të pikave kritike.", thot Kuzeska duke shtuar se për momentin nuk është e qartë se a janë angazhuar forcat zjarrëfikëse republikane nëpërmjet drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim. Nëse jo duhet angazhimi I tyre I plotë dhe mobilizim i forcave të armatës, të cilat LSDM vlerëson se nuk po angazhohen sa duhet.