Maqedoni

Përfaqësimi i drejtë i bashkësive etnike, komisioni kuvendor do të monitoroj punësimet

17.08.2024 15:37

Përfaqësimi i drejtë i bashkësive entnike ne institucionet shtetërore do të jetë nën lupën e komisionit kuvendor...

Përfaqësimi i drejtë i bashkësive entnike ne institucionet shtetërore do të jetë nën lupën e komisionit kuvendor i themeluar gjatë javës me propozim të një grupi të deputetëtëve të Frontit Europian. 12 deputetë, anëtarë të komisionit do të vëzhgojnë punësimet që do të bëhen dhe në bashkëpunim me qeverinë, deri tek institucionet do të adresojnë remokandime obligative.
 
“Komisioni mund të japë rekomandime, mendime dhe konkluza, të cilat duhet të zbatohen nga organet e pushtetit shtetëror dhe institucionet e tjera publike në të gjitha nivelet, lidhur me situatën për përfaqësim përkatës dhe të drejtë të qytetarëve që u përkasin të gjitha bashkësive.”, shkruan në vendimin e miratuar për themelimin e komisionit mbikqyrës.
 
Themelimi i komisionit mbikqyrës, Jashari: Ide e mirë, por prioritet vullneti
 
Profesori universitar Hasan Jashari vlerëson themelimin e këtij trupi kuvendor, pasi sipas tij deputetët kanë fuqi të gjerë për të ndikuar në përmirësimin e proceseve. Por Jashari konsideron se më i rëndësishëm mbi të gjitha është nxitja e vullnetit të mirë institucional.
 
“Mendoj se ideja është e mirë duke marrë parasysh faktin se parlamenti ka një fuqi të madhe dhe deputetët kanë një fuqi të madhe të trajtimit të gjërave, të kontrollimit të gjërave dhe të menduarit kritik për rrjedhat politike, por para se gjithash mendoj se në shoqërinë në të cilën jetojmë ne, më me rëndësi është vullneti i mirë. A ka vullnet të mirë që të ketë një përfaqësim adekuat të shqiptarëve në institucionet e shtetit, në institucionet publike. Ne mund të formojmë shumë komisione mirpo mund të vijmë në situatën që e tha para dy ditëve ministri i punëve të brendshme për një kandidat shqiptar të njësive speciale se krejt i bëri ama nuk dinte not. Dmth sjell një argument, ndërkaq noti mësohet për një javë, për dy javë, pasi i ka kaluar të gjitha ato sfidat.”, tha profesori universitar Hasan Jashari.
 
Komisioni, me mandat të përkohshëm, në vazhdimësi do të bëj kontrolle për të parë ecurin e punësimeve në baza etnike. Ky trup do të përpilojë  dy raporte: të gjashtëmujorit të parë më së voni deri më 31 korrik, dhe raportin vjetor deri më 31 janar për vitin paraprak, të cilin do tia dorëzojë kuvendit. Themelimi i komisionit monitorues për përfaqësim adekuat të bashkësive etnike erdhi pas aktualizimit të shfuqizimit të balancuesit, e që Koalicioni VLEN e cilësoi si avancim në ligj me qëllim që të mos keqpërdordoren punësimet në baza etnike.
 
MERALE ISMAILI