Botë

Osmani: Zgjehdjet në Kosovë më 9-të shkurt

17.08.2024 15:55

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka caktuar datën 9 shkurt të vitit 2025...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka caktuar datën 9 shkurt të vitit 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta parlamentare.
 
Me anë të dekretit, presidentja Vjosa Osmani, e ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve. 
 
“Udhëzohet Komisioni Qendror i Republikës së Kosovës, t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës në përputhje me këtë Dekret dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në dokumentin e publikuar nga presidentja Osmani. 
 
Nga KQZ deklaruan se do t’i ndërmarrin të gjithë hapat ligjor për të filluar me përgatitjen e zgjedhjeve të rregullta për Kuvendin e Republikës së Kosovës. 
 
Pas shpalljes së dates së zgjehdjeve kanë reaguar Kryetarët e partive opozitare PDK, LDK dhe AAK, duke theksuar se 9-të shkurti do të jetë data e ikjes së qeverisë Kurti. Por nga Vetëvendosje bazuar në anketat e fundit presin fitore në zgjedhjet vitit të ardhëshëm.