Botë
Ura në Mitrovicë, Vuçiq: Nuk hapet pa vullnet të përbashkët
17.08.2024 16:16
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se pa vullnet të përbashkët...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se pa vullnet të përbashkët ura mbi lumin Ibër që ndanë Mitrovicën nuk do të hapet.
Vuçiq tha se janë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare dhe KFOR-it, “me të cilët kemi një bashkëpunim shumë të drejtë” dhe se pret që ata mbajnë fjalën – “se pa vullnet të përbashkët ura nuk do të hapet”.
Sipas Vuçiqit zgjedhjet në Kosovë janë shpallur për 9 shkurt dhe se “tashmë çdo gjë është fushatë për ta” dhe për këtë arsye pret provokime dhe probleme shtesë.
“Besoj se KFOR-i do ta përmbushë edhe premtimin edhe detyrën parësore në përputhje me rezolutën 1244”, ka thënë presidenti i Serbisë, Vuçiq.
Por autoritetet e Kosovës, përfshi presidneten Vjosa Osmani kanë thënë se nuk do ta pyesin Serbinë për lëshimin në përdorim të urave në Kosovë dhe se kjo çështje nuk do të diskutohet në kuadër të dialogut në Bruksel.
