Maqedoni
Presidentja e shtetit: Sashko Lafçiski shef i ri i shtatmadhorisë
17.08.2024 17:07
Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova ka emëruar shefin e shtatmadhorisë, gjeneral Sashko Lafçiski....

Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova ka emëruar shefin e shtatmadhorisë, gjeneral Sashko Lafçiski.
Nga Kabineti i Presidentes thonë se emrimi i presidents është bërë në kuadër të kompetencave të sajë.
“Gjeneral-majori Sashko Lafçiski, në këtë pozitë u emërua në përputhje me rregullat pozitive ligjore”, thonë nga kabineti i presidentes.
Ky sqarim i kabinetit të presidnetes vjen pas njoftimeve se Lafçiski nuk i plotëson kushtet për të qenë në këtë pozitë, respektivisht është katër nivele më poshtë nga standardet e kërkuara për shef të shtatmadhorisë. Emrimi i shefit të ri të shtatmadhorisë vjen një ditë para 18 gushtit, ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
