Botë

SHBA, vazhdon gara presindeciale

17.08.2024 17:55

Shërbimi Sekret ka vendosur ta forcojë sigurinë për kandidatin republikan për president Donald Trump...

Shërbimi Sekret ka vendosur ta forcojë sigurinë për kandidatin republikan për president Donald Trump me xham antiplumb në mitingjet e fushatës.
 
Masat shtesë të sigurisë përfshijnë gjithashtu rritjen e numrit të agjentëve. Këto masa po merren pasi ish-presidenti amerikan u plagos lehtë  pas një atentati  të organizuar ndaj tij në fillim të korrikut, ndërsa si pasojë e tij  mbeti i vdekur atentatori dhe dy persona u lënduan. 
 
Ndërkohë kundërkandidatja e Trump demkrate Kamala Harris njoftoi një sërë propozimesh ekonomike që synojnë uljen e taksave, uljen e çmimeve të artikujve ushqimorë, strehimit dhe gjërave të tjera thelbësore. Gjatë një fjalimi në shtetin e Karolinës së Veriut, Harris tha se "forcimi i klasës së mesme do të jetë një qëllim përcaktues i presidencës sime" ndërsa ajo shfaqi planin e saj për një ndalim federal të rritjes së çmimeve nga prodhuesit e ushqimeve dhe kompanitë e shpërndarjes së artikujve ushqimorë. Ajo gjithashtu propozoi 25,000 dollarë ndihmë për një kategori të blerësve të parë të shtëpive dhe stimuj tatimorë për ndërtuesit e shtëpive të reja. 
 
Harris po përpiqet të frenojë sulmet e ish-presidentit Trump ndaj saj, në të cilat e quan atë "një liberale radikale të Kalifornisë që shkatërroi ekonominë".