Maqedoni
VMRO-DPMNE: Arsovska po zbaton planin e BDI-së dhe LSDM-së
17.08.2024 17:32
VMRO-DPMNE ka reaguar ndaj emërimit të Jeton Buçit drejtor në Ndërmarjen “Parqet dhe Gjelbërimet”..

VMRO-DPMNE ka reaguar ndaj emërimit të Jeton Buçit drejtor në Ndërmarjen “Parqet dhe Gjelbërimet”.
Buçi është kuadër i BDI-së dhe kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska po zbaton planin e BDI-së dhe LSD-së për ta ngulfatur qytetin në mbeturina, që më pas të akuzohet qeveria, thonë nga VMRO-DPMNE.
“Emërimi i Jeton Buçit nga BDI, si dhe drejtorët në NQP, janë dëshmi se nga kush vuan Shkupi. BDI dhe LSD qi qeveri e kapën Arsovskën, e korruptuan dhe shantazhuan dhe tani ajo është zbatuesja e padiskutueshme e të gjitha ideve të çmendura të BDI-së dhe LSD-së, ndër të cilat është plani i tyre i cekët për ta lënë Shkupin të zhytet në mbeturina dhe në institucionet joefikase lokale të qytetit, ndërsa në të njëjtën kohë të akuzohet VMRO-DPMNE”, thuhet në reagimin e VMRO-së.
