Maqedoni
Parashikimi i motit
18.08.2024 11:07
Kjo e diel pritet të jetë me alternime të motit të kthjellët dhe vranësirave në disa zona....

Gjatë orëve të para të ditës do të kemi kthjellime de vranësira kalimtare, por pas mesditës parashikohet të ketë vranësira.
Reshjet e shiut parashikohen të jenë me intensitet të lartë ku priten bubullima, erë e fortë dhe breshër.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie, duke u luhatur nga 13°C deri në 37°C.
Në Shkup me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite dhe mbrëmja në pjesë të luginës do të jetë e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme, bubullima, erë të fortë dhe kushte për shfaqjen e stuhive. Temperatura minimale do të zbresë deri në 20°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 35°C.
Deri në mesin e javës së ardhshme parashihet mot i ndryshueshëm, i vranët dhe i paqëndrueshëm me rënie graduale të temperaturës ditore. Në shumë vende proceset do të jenë në formë stuhie me reshje të dendura shiu, bubullima, erë të fortë dhe breshër.
