Basketboll
Chicago dhe Warriors avancojne me 2-0 në seri
21.04.2015 15:53
Se sa është i rëndësishëm Derrick Rose për Chicago Bullsin, është vërtetuar edhe një herë...
Me dirigjimin e tij në ndeshje, demat e Chicagos, arritën ta mposhtin Milluokin me rezultatin 91-82, për të marrë 2-0 epërsinë në seri.
Në këtë fitore, më së shumti pikë shënoi Jimmy Butler, gjithsek (31), derisa Rose luajti me 15 poena, 9 asistime e 7 kërcime, ku duhet të ceket se erdhi nga një lëndim shumë i rëndë.
Kjo ishte fitorja e dytë e demave, ndërsa tani seria do të bartet tek palestra e Milëaukeet, ku ndeshja e tretë do të zhvillohet me 23 prill.
Golden State Warriors e çoi në 2-0 avantazhin me ndeshje ndaj New Orleans Pelicans, pas fitores prej 97-87.
Tompson ishte më efikasi te Warriorsat, duke kontribuar në fitore me 26 pikë, ndërsa Stefon Keri shtoi 22 poena, katër kërcime e gjashtë asiste. Sfida e radhës në këtë seri, do të zhvillohet më 23 Prill në Neë Orleans.