Maqedoni

VMRO-DPMNE: Pajaziti nuk guxon që edhe më tej të jetë gjykatës

18.08.2024 13:52

VMRO-DPMNE vazhdon të insistojë se përgjegjësi për ikjen e shtetasit të Kosovës Blerim Ramadani patjetër të ketë...

VMRO-DPMNE vazhdon të insistojë se përgjegjësi për ikjen e shtetasit të Kosovës Blerim Ramadani patjetër të ketë, ndërsa sipas kësaj partie përgjegjës është gjykatësi Pajazit Pajaziti. Ky i fundit sipas VMRO-DPMNE-së nuk guxon që edhe më tej të jetë gjkatës.
 
“Pajazit Pajaziti nuk guxon që edhe më tej të jetë gjykatës, përgjegjësi për ikjen e Ramadanit patjetër të ketë. Pajazit Pajaziti patjetër të sqarojë se pse e ka liruar Blerim Ramadanin në paraburgim shtëpiak në vend të burgut. I njeti e ka ditur se Ramadani është person që mund të ik, por edhe përkundër kësajë i ka dhënë mundësi të ik. Pajazit Pajaziti është gjykatësi i njejtë që ka shqiptuar dënim me kusht për Ixhet Memetin, i cili ka pranuar se ka marr ryshfet me Naqe Gjorgjievin që të ia lehtësojnë dënimin Boro Mallboros.  Keni parasysh, dënim me kusht për personin zyrtarë zëvendës kryetar i Këshillit të prokurorëve, i cili është dashur ta vendos rendin e jo ta shkel.”, tha Toni Jarevski ngaVMRO-DPMNE.
 
Por LSDM-ja opozitare përgjegjësinë për ikjen e Ramadanit, e sheh te Minsitria e Punëve të Brendëshme, prandaj edhe kërkon dorëheqjen e ministrit Toshkovski. 
 
Në këtë temë edhe koalicion VLEN dhe Fronti Evropian kanë shkëmbyer akuza, pasi vlen ka ngrytur dyshime se gjykatësi i kontrolluar nga BDI ka dashur ta ekstradojë Ramadanin në Serbi. Derisa nga BDI kanë thënë se derisa ata ishin në pushtet ish pjestarët e UÇK-së nuk lejohej të ekstradoheshin në Serbi. 
 
Ish pjestari i UÇK-së nga Kosova Blerim Ramadani ishte arrestuar gjatë hyrjes në Maqedoninë e Veriut pasi ndaj tij ishte lëshuar fletë arrest ndërkombëtarë nga Serbia. Këshilli Gjyqësorë ka formuar një komision për të zbardhur rastin e ikjes së Ramadanit.   
 
GYLTENE SINANI