Maqedoni
Dita e Armatës, shënohet 32 vjetori i formimit të ushtrisë
18.08.2024 14:08
Maqedonia e Veriut shënoi 32 vjetorin e themelimit të armatës...

Maqedonia e Veriut shënoi 32 vjetorin e themelimit të armatës. Nga Ohri, ku u mbajt manifestimi, presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova theksoi rëndësinë e angazhimit profesional të përfaqësuesve të armatës brenda dhe jashtë shtetit në misione të ndryshme. Sipas Siljanovskës në të ardhmen theksi duhet të vehet në reforma, ndërkohë që vlerësoi pjesëmarrjen e ushtarëve në betejën me zjarret.
“Përderisa ne po shënojmë këtë ditë, një pjesë e madhe pjesëtarëve të armatës po luftojnë me flakët e zjarrit në vend duke i’u ndihmuar zjarrfikësit për të mbrojtur qyetetatër dhe të mirat e tyre. Do të duhet të ndërtojmë politika racionale që do të rezultonin me një sistem funksional, i aftë që në kohë të menaxhojë proceset dhe zbusë pasojat.”, u shpreh presidentja Gordana Siljanovska Davkova.
Ministri i mbrojtjes Vllado Misajllovski tha se angazhim i qeverisë mbetet rritja e buxhetit për armatën mbi 2%. Sipas Misajllovskit do të vazhdohet në investimin e armatës, në rritjen e kapaciteteve të saj, modernizimin që më lehtë të përballen me situata ta paparashikuara përfshi edhe zjarret.
“Mjerimin që na e la qeveria paraprake, po na reflektohet me mijëra hektarë tokë e djegur, dëm që na kushton shum, shtetin dhe qytetarët. Kushedi sa personel të përgatitur të kemi, zjarrfikës, përfaqësues të armatës dhe vullnetarë, ata ndonjëherë janë të pafuqishëm pasi nuk kanë pajisje adekuate. Unë ju premtoj për aktivizimin e sërishëm të Qendrës për Menaxhim me Kriza.”, u shpreh ministëri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski.
Në manifestim u bë dorëzimi i detyrës së shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Armatës nga Vasko Gjurqinski tek Sashko Lafçiski, i cili ditë më parë ishte dekretuar nga presidentja Siljanovska. Lafçiski tha se do të angazhohen në përforcimin e kapaciteteve dhe standardit ushtarak.
“Nderi është i madh, por më e madhe është përgjegjësia. Andaj shfrytëzoj rastin që t’iu siguroj juve, udhëheqësinë shtetërore dhe qytetarët se do të angazhohem me gjithë dijen time, përvojë dhe kapacitet në përmbushjen e misionit të armatës. Do të angazhohem në përgatitjen e armatës në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Maqedonisë dhe mbrojtjen e interesave kombëtare si brenda ashtu edhe jashtë.”, u shpreh shefi i Shtatmadhorisë, Sashko Lafçiski
Në manifestim ishte të pranishëm kryeministri Hirstijan Mickoski, ministra në qeveri, deputetë në kuvend, pjesëmarës aktual por edhe të dikurshëm në ushtri si dhe përfaqësues të korit diplomatik të akredituar në vend.
MERALE ISMAILI
