Maqedoni

Taravari takim me ambasadorin e Shqipërisë në Shkup

18.08.2024 14:25

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari sot ka realizuar një takim me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Denion Mejdani....

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari sot ka realizuar një takim me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Denion Mejdani.
 
Siç bëjnë të ditur nga kabineti i Taravarit, në takim është diskutuar për marrëdhëniet e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë si dhe për bashkëpunimet e mundshme në të ardhmen.
 
“Marrëdhënia e dy vendeve tona është prioritet absolut dhe i natyrshëm për ne”, ka deklaruar në takim Tararavari.