Maqedoni

Zjarret, aktive 11 vatra nga gjithsej 42

18.08.2024 15:00

Vazhdon beteja me 11 zjarre aktive në vend nga 42 që ishin paraqitur në 24 orët e fundit....

Vazhdon beteja me 11 zjarre aktive në vend nga 42 që ishin paraqitur në 24 orët e fundit. Siç informojnë nga Qendra për menaxhim me kriza gjashtë zjarre të tjera janë vënë nën kontroll, ndërkaq 25 janë shuar plotësisht. Dy zjarre më të furishme vazhdojnë të përhapen në komunat Dollnen dhe Probishtip.
 
Akoma është aktiv edhe zjarri në pjesën perëndimore të Galiçisës në zonën e Ohrit dhe Resnjës, pasi flakët në anën lindore të Resnjës janë lokalizuar. Vazhdon të digjet në Dibër, Kërçovë, Makedonski Brod, Pllasnicë, Çashkë dhe Mavrovë – Rostushë.  
 
Angellov: Nuk funksionon sistemi komandues
 
Stojançe Angellov, drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza kërkon reformim urgjent të sistemit për menaxhim me kriza. Në intervistën për radion Europa e Lirë, ai thotë kompetencat e qendrës dhe arsyet e mosfunksionimit të sistemit komandues të mbështetur nga NATO. 
 
“Ne bëjmë gjithçka, por vetëm nuk komandojmë. Ne nuk guxojmë të komandojmë. Qendra për menaxhim me kriza kordinon, dhe ky është një ndër problemet më të mëdha, ku është kufiri midis kordinimit dhe komandës, ku përfundon kordinimi dhe ku nis komanda. Unë nuk kam fuqi të urdhërojë avionët dhe helikopterët që të shkojnë diku, përkundrazi ne i kordinojmë, ne kërkojmë nga ata të shkojnë atje. Ata mund të thonë nuk mundemi ose nuk duam.”, u shpreh drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov.
 
MPB ka aktivizuar drone
 
Por nga ministria e brendshme njoftojnë se janë kyçur me drone për monitorim të pyjeve me qëllim parandalim të hershëm nga zjarret. 
 
“Shërbimet policore përdorin drone për me vendosjen e këtyre masave operative, pritet jo vetëm të efikasiteti në pjesën e paraaljëmrimit të hershëm dhe gjetjen e zjarreve eventuale, por edhe zbulim të shkaqeve dhe shkaktarëve.”, tha Goce Andreevski nga MPB.
 
Sipas MPB-së tre persona nga Shkupi, Shën Nikolla dhe Makedonski Brod  po ndiqen penalisht për shkaktim të zjarreve, ndërkaq nga liria janë privuar edhe gjashtë persona nga Velesi, Strumica dhe Prilepi.
 
MERALE ISMAILI