Botë
Prizren, rrufeja goditi 5 persona në Prevallë
18.08.2024 15:15
Një grua 64 vjeçare ka humbur jetën nga plagët e marra pasi është goditur nga rrufeja...

Një grua 64 vjeçare ka humbur jetën nga plagët e marra pasi është goditur nga rrufeja mesditën e sotme në Prevallë të Prizrenit, bën të ditur Policia e Kosovës.
Nga policia kanë bërë të ditur se rreth orës 12:14 është raportuar për një incident ku rrufeja ka goditur pesë persona, katër prej të cilëve morën lëndime më të lehta.
“Gruaja që ishte në gjendje më të rëndë u dërgua në emergjencë në Prizren. Për shkak të plagëve të marra nga rrufeja, ajo ka ndërruar jetë”, bën të ditur policia e Kosovës.
