BDI reagon lidhur me incidentin në Gushincë, incidenti në Gushincë dëmton agjendën shqiptare

21.04.2015 16:16

Partia shqiptare në pushtet, BDI, me anë të një komunikate ka reaguar lidhur me incidentin e mbrëmshëm në Gushincë...

“BDI vlerëson se incidenti i ndodhur në Gushincë është akt që dëmton agjendën e shqiptarëve në Maqedoni në veçanti dhe atë kombëtare në përgjithësi. BDI fton qytetarët që të mos shqetësohen dhe mos të bien pre e provokimeve të tilla dhe siguron qytetarët që këto incidente nuk do të na zhvendosin nga agjenda dhe aktivitetet tona të përcaktuara. Kërkojmë nga institucionet kompetente që të marrin përgjegjësi për të garantuar siguri për qytetarët dhe sa më parë të zbardhin këtë rast. Njëkohësisht kërkojmë intensifikimin e bashkëpunimit rajonal për garantimin e stabilitetit dhe zvogëlimin e hapësirave për veprim të grupeve që kanë për qëllim pengimin e realizimit të agjendave të integrimit dhe pajtimit”- thuhet në komunikatën e BDI-së.

GYLTENE SINANI