Botë

Novi Pazar, vritet nga policia serbe Sedan Ramoviq-Becan

18.08.2024 16:16

Policia serbe mbrëm ka vrarë një person në një fshta afër Novi Pazarit...

Policia serbe mbrëm ka vrarë një person në një fshta afër Novi Pazarit, gjatë përpjekjeve për ta arrstuar, pasi dyshohej se kishte sulmuar ambasadën izraelite.
 
Ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, tha se Sedan Ramoviq-Becan është “likuiduar”, në fshatin Hotkovo, afër Novi Pazarit, pasi i kishte rezistuar arrestimit. 
 
“Ramoviq refuzoi të dorëzohej dhe qëlloi dy-tre plumba drejt policisë gjatë operacionit të arrestimit”, tha Daçiq.
 
Ministria e Brendshme serbe tha se Ramoviq ishte në arrati pas sulmit, që Serbia e cilëson terrorist, pranë Ambasadës izraelite në Beograd në qershor. Më herët, autoritetet serbe paten deklaruar se Ramoviq ishte qiradhënësi i Millosh Zhujoviq, i cili më 29 qershor plagosi me shigjetë një polic që po ruante ndërtesën e Ambasadës izraelite. Roja ishte kundërpërgjigjur duke e vrarë sulmuesin.