Botë
Rusia dhe Ukraina vazhdojnë sulmet në teritoret e njëra tjetrës
18.08.2024 16:44
Komandanti i Forcave Ajrore të Ukrainës Mykola Olesçuk ka bërë të ditur se është shkatrruar ura e dytë...

Komandanti i Forcave Ajrore të Ukrainës Mykola Olesçuk ka bërë të ditur se është shkatrruar ura e dytë në rajonin rus të Kurskut, teksa Kievi po tenton të dobësojë operacionet luftuese të Rusisë në këtë zonë.
“Forcat Ajrore vazhdojnë ta privojnë armikun nga aftësitë e logjistikës përmes sulmeve precize ajrore, të cilat ndikojnë ndjeshëm në operacionet.”, ka shkruar në Telegram Olesçuk.
Ministria e Jashtme e Rusisë e akuzoi Ukrainën se ka përdorur raketa me rreze të gjatë veprimi, të prodhimit amerikan, për të shkatërruar një urë kyçe në qarkun Glushkov në rajonin e Kurskut. Forcat ukrainase nisën një invazion të befasishëm në rajonin e Kurskut më 6 gusht, duke ndryshuar dinamikën e luftës që ka nisur mbi dy vjet e gjysmë.
Ndërkohë copëzat e një droni të rrëzuar në rajonin jugperëndimor rus, Rostov, kanë bërë të ditur autoritetet lokale. Ministria ruse e mbrojtjes tha se mbrojtja ajrore ka rrëzuar pesë dronë ukrainas gjatë natës mbi Belgorod, Kursk dhe Rostov.
Ndërkaq, kreu i administratës ushtarake të Kievit, ka bërë të ditur se Rusia ka nisur raketën e tretë balistike kundër kryeqytetit ukrainas gjatë këtij muaji. Ai shtoi se forcat ruse kanë kryer edhe sulme me raketa lundruese ndaj Kievit. Forcat Ajrore ukrainase thanë se kanë rrëzuar tetë dronë dhe pesë raketa mbi rajonet e Kievit, Sumit dhe Poltavës.
Ndërkohë Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike Rafael Grossi, ka thënë se situata e sigurisë bërthamore në termocentralin Zaporizhzhia në Ukrainën e pushtuar nga Rusia është duke u përkeqësuar. Deklarata e tij vjen pas një sulmi me dron pranë perimetrit të zonës. Agjencia ka bërë të ditur se goditja kishte ndodhur rreth 100 metra nga e vetmja linjë e mbetur e tensionit të lartë. Javën e kaluar, Kievi dhe Moska fajësuan njëra-tjetrën pasi shpërtheu një zjarr në një nga kullat ftohëse të termocentralit.
GYLTENE SINANI
