Maqedoni

Kabineti i kryetrait të kuvendit demant zërave për keqpërdorim të veturës zyrtare

18.08.2024 17:40

Kabineti i kryeparlamentarit Afrim Gashi ka demantuar njoftimet në disa media...

Kabineti i kryeparlamentarit Afrim Gashi ka demantuar njoftimet në disa media dhe reagimin e Partisë Liberal Demokrate për kinse keqpërdorim të veturës zyrtare.
 
Nga kabineti i Gashit thonë se duke pasur parasysh pretendimet e pasakta dhe tendencioze të mediave të caktuara për udhëtimin e djeshëm të Kryetarit të Kuvendit, konsiderojmë se është e nevojshme ta informojmë opinionin për faktet e mëposhtme: “Kryetari i Kuvendit përcillet nga sigurimi 24/7, gjithsesi konform ligjit. Ky rend i sigurisë funksionon saktë siç parasheh ligji dhe në pajtim me të gjitha protokollet. Më 17 gusht 2024, Kryetari i Kuvendit, së bashku me familjen e tij, ka udhëtuar për në shtetin fqinj, në Kosovë. Kjo vizitë ka qenë tërësisht transparente dhe i ka respektuar të gjitha procedurat e nevojshme të sigurisë. Para nisjes janë njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Jashtme dhe është dorëzuar gjithë dokumentacioni i nevojshëm sipas protokollit për çdo zyrtar që largohet nga vendi. Autoritetet kompetente mund ta konfirmojnë këtë informacion, se të gjitha procedurat janë në përputhje me përgjegjësitë dhe detyrimet e Kryetarit të Kuvendit”, thuhet në reagimin e kabinetit të Gashit. 
 
Reagimi i jep përgjgijen edhe pyetjes së Partisë Liberal Demokrate, se a ishte në përputhje me ligjin përdorimi i veturës zyrtare nga kryeparlamentari, gjatë udhëtimit në Kosovë për qëllime familjare?.