Tenis

Shëndrit Deari në raundin e dytë në turneun e Tunizisë

21.04.2015 16:23

Tenisti ynë Shëndrit Deari, vazhdon me paraqitjet e mira në kuadër të futures turneve që po zhvillohen në Tunizi...

Djaloshi nga Gostivari, pasi javën e kaluar u eliminua në raundin e dytë, kësaj rradhe, në edicionin e ri të turneut të vlefshëm 10.000 dollar amerikan, kaloi pa probleme kundërshtarin gjerman Luca Gelhardt, me të cilin u takua në raundin e parë.

Deari, ishte më I mirë në të dy setet, duke I fituar me 6-3 dhe 7-5 në gejme, ndërsa nesër në raundin e dytë do të takohet me francezin Boris Fassbender, I cili sot ishte më I mirë se britaniku Bruce Strachan.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi I dytë I Maqedonisë në këtë turnir, Stefan Micov, u mund bindshëm me 2-0 në sete nga belgu Christopher Heyman. 

MUSTAFA ADEMI