Maqedoni
Parashikimi i motit
19.08.2024 08:50
Moti sot paradite do të jetë me vranësira mesatare me erë të dobët jugore...

Moti sot paradite do të jetë me vranësira mesatare me erë të dobët jugore, ndërsa pasdite jostabil. Paqëndrueshmëria do të pasohet me reshje të rrëmbyeshme, bubullima, erë të fortë dhe breshër.
Temperaturat minimale sot do të lëvizin nga 12 deri në 20°C, ndërsa maksimalet do të rriten nga 23 deri në 35°C. Indeksi UV do të ketë vlerën 6.
Në Shkup paradite moti do të jetë me vranësira mesatare, ndërsa pasdite dhe në mbrëmje jostabile me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Temperaturat do të lëvizin nga 18 deri në 33°C.
