Futboll, Bayer Leverkusen fiton Superkupën Gjermane
18.08.2024 17:22
Kampionët në fuqi të Gjermanisë bayer Leverkusen për herë të parë në historinë e tyre e kanë fituar Superkupën e Gjermanisë pasi mundën Stuttgart-in, me rezultat 4-3 pas penalltive pasi koha e rregullt u mbyll baras 2-2...
Trofeu i Superkupës është vetëm vazhdimësi e një sezoni të shkëlqyer ku “aspirinat” në futbollin gjerman fituan të dy trofetë. Kështu që Bayeri në këtë ndeshje u desh të përballet me nënkampionin Stutgart-in. Sfida e Superkupës gjermane, ka prodhuar një superndeshje me plot raste dhe katër gola të shënuara gjatë kohës së rregullt. Pas 90 minutave lojë ndeshja u mbyll me barazimin 2:2.
Nga penalltia më të suksesshëm u treguan futbollistët e Leverkusenit duke e fituar ndeshjen me rezultat 4-3. Bayer Leverkuseni kështu pas trofeut të titullit kampion të Bundesligës, trofeun e kupës tani rrëmben edhe Superkupën gjermane. Për Bayer-in, ky është trofeu i parë i Superkupës, ndërsa rekordin e mban Bayern Munich që ka 10 trofe.(Gazetar: Safet Ademi)