MotoGP, Bagnaia triumfoi në Spielberg

18.08.2024 17:25

Kampioni aktual botëror Francesco Bagnaia (Ducati), ka triumfuar në garën e së dielës në klasin e MotoGP...

Kampioni aktual botëror Francesco Bagnaia (Ducati), ka triumfuar në garën e së dielës në klasin e MotoGP të zhvilluar në pistën Red Bull Ring në Spielberg e vlefshme për çmimin e madh të Austrisë. Për pilotin italian ishte kjo fitorja e tretë në këtë pistë, ku triumfoi edhe të shtunën në garën e sprintit e duke u rikthyer i vetëm në krye të renditjes së kampionatit botëror.  
 
Kampioni i dyfishtë botëror mposhti edhe një herë rezistencën e Pramac të Jorge Martinit, i cili u desh të kënaqej me vendin e 2-të që e bën të rrëshqasë -5 pikë nga kreu.  Në reditjen e përgjithshme, fituesi i garës së sprintit Bagnaia, që Ducatit ja siguroi fitoren e 11-të ë këtë pistë ka 275 pikë, apo 5 më shum se Martin. I treti me 214 pikë është Bastianini.