Maqedoni

QMK: Shiu ka ndihmuar, të gjitha zjarret e mëdha janë shuar

19.08.2024 10:29

Reshjet e shiut kanë ndihmuar në shuarjen e disa zjarreve të mëdha të cilat kanë pushtuar për një kohë të gjatë...

Reshjet e shiut kanë ndihmuar në shuarjen e disa zjarreve të mëdha të cilat kanë pushtuar për një kohë të gjatë, informoi drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angelov. Janë aktive disa zjarre më të vogla, të cilat autoritetet do t'i trajtojnë gjatë ditës së sotme.
 
Vendi luftoi zjarret e hapura për gati dy muaj, disa prej tyre u dogjën për javë të tëra dhe u desh të thirrej ndihma e huaj.
 
Gjatë muajit gusht, në territorin e vendit janë shënuar gjithsej 667 vatra në mjedise të hapura. Në mesin e tyre, rreth 98 të përhapura dhe siç thotë drejtori i QMK-së Angelov, ishin të vështira për t'u shuar.