Maqedoni
Uji në Shkup është i sigurt për t'u pirë dhe me cilësi të mirë
19.08.2024 10:50
Uji në Shkup është i sigurt për pije, tregojnë rezultatet e analizave të bëra nga 208 mostra të marra nga 47 pika matëse në qytet.

NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” në Shkup sot paradite publikoi raportin javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të marrë nga analizat e bëra në Departamentin për Kontroll Sanitar, i cili është laboratori i parë në vend që akrediton punën e tij sipas standardit ISO17025:2018.
Në periudhën prej 12.08.2024 deri më 16.08.2024, Departamenti për Kontroll Sanitar ka marrë 208 mostra për fiziko-kimike dhe 208 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 47 pika matëse në Qytetin e Shkupit.
Sipas rezultateve të marra nga analizat, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm, thuhet në njoftim.
