botë

Policia e Kosovës: nuk ka elemente të dyshimta për kalimin e kufitarit

21.04.2015 17:36

Por derisa Policia e Maqedonisë pohon se grupi prej 40 personash ka ardhur nga Kosova, nga Policia e Kosovës thonë se deri më tani nuk kanë njohuri për...

Por derisa Policia e Maqedonisë pohon se grupi prej 40 personash ka ardhur nga Kosova, nga Policia e Kosovës thonë se deri më tani nuk kanë njohuri  për asnjë element të dyshimit të kalimit të vijës kufitare.
 
“Policia e Kosovës, përmes autoriteteve maqedonase e posedon informacionin lidhur me rastin e ndodhur në Stacion Policor Kufitar Gushincë të Komunës së Likovës në Maqedoni, mirëpo deri në këtë fazë nuk ka asnjë element të dyshimit të kalimit të vijës kufitare nga individë apo grupe kriminale”- theksojnë nga Policia e Kosovës.
 
“Policia e Kosovës, në këtë rast Departamenti i Policisë Kufitare, ka planin operativ për mbulimin dhe kontrollin e vijës kufitare, duke përfshirë patrullimet e përbashkëta me zyrtarët kufitarë të Maqedonisë dhe mund të konfirmojmë se gjatë realizimit të detyrave policore nuk është vërejtur asnjë element apo lëvizje e individëve apo grupeve të dyshuara nga Republika e Kosovës drejt Maqedonisë dhe anasjelltas”- thonë nga Policia e Kosovës.