Maqedoni

VMRO-DPMNE: Gjykatësi Pajazit Pajaziti dhuhet të shkarkohet

19.08.2024 13:03

Pajazit Pajaziti duhet të shkarkohet menjëherë, ai është eksponent i LSDM-së dhe BDI-së në gjyqësor...

Pajazit Pajaziti duhet të shkarkohet menjëherë, ai është eksponent i LSDM-së dhe BDI-së në gjyqësor, që po e shkatërron sistemin nga brenda, thonë nga VMRO-DPMNE. Sipas partisë në pushtet gjykatësi Pajaziti nuk i plotëson kriteret etike dhe ligjore për të ushtruar funksionin e gjakatësit prandaj duhet të shkarkohet. Poashtu nga VMRO-DPMNE për të marten paralajmëroijnë informacionet të reja lidhur me këtë rast.
 
“Shkarkim të Pajazit Pajazitit menjëherë. Jo vetëm që mundësoi ikjen e Ramadanit por e dënoi me kusht Ixhet Memetin për ryshfet. Pajaziti me vetëdije ka lënë hapsirë që Blerim Ramadani të arratise. Në vend të paraburgimit efektiv ai e la në paraburgim shtëpiak, edhe pse e dinte se për çfar profile të njeriut bëhet fjalë dhe mundet lehtë të arratiset.Pajaziti me vetëdije ka lejuar ikjen e Ramadanit dhe për këtë duhet të bartë përgjegjësi. Në mënyrë të njejtë Pajaziti veproi edhe ndaj Ixhet Memtit zëvendës kryetar i këshillit të prokurorëve, i cili ka marr ryshfet për zbutjen e dënimit ndaj Boro Mallborës. Pajaziti në vend të dënimit me burg shqiptoi denim me kusht për Memetin. Nga aeroplani shihet se vendimet e Pajazitit janë të motivuara e jo sipas ligjit.”, u shpreh Toni Jarevski nga VMRO-DPMNE.
 
LSDM: Pajaziti u zgjodh në kohën e qeverisjes VMRO/BDI
 
Kanë reaguar nga LSDM sipas të cilës “VMRO DPMNE” me ditë të tëra po mundohet që përgjegjësinë për arratisjen e Blerim Ramadanit ta kalojë te organet e drejtësisë. Poashtu nga LSDM thonë se gjykatësi Pajaziti është zgjedhur në kohën e qeverisë VMRO-DPMNE dhe BDI. 
 
“Sa i përket gjyqtarit Pajaziti, për të cilin VMRO-DPMNE prej ditësh kërkon zëvendësimin e tij, sipas informacioneve zyrtare, ai është zgjedhur në kohën e koalicionit të famshëm VMRO DPMNE dhe BDI. Sipas informacioneve zyrtare, Pajaziti është zgjedhur gjyqtar më 2 janar 2013.”, thonë nga LSDM.
 
Sipas LSDM-së, VMRO-DPMNE në vend që të tentojë ta heqë përgjegjësinë për këtë rast, duhet ta shkarkojë Toshkovskin nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme sa më parë, sepse përgjegjësia për arratisjen e shtetasit të Kosovës Blerim Ramadani është e tij.
 
Sa i përket përgjjëgjësisë së gjykatësit Pajaziti për ikjen e Ramadanit, nga kualicioni VLEN thot se nuk ka informacione konkrete. 
 
“Për rastin kjonkret nuk kam iformacion të plotë, kur të kemi informacion do të kemi edhe qëndrim si kualicion VLEN.”, u shpreh Arben Taravari nga kualicioni VLEN.
 
Anëtarët e Këshilit Gjyqësor Aleksandar Kambovski, Hanif Zendeli dhe Pavlina Cërvenkovska e kanë filluar procedure për konfirmimin e lëshimeve eventuale lidhur me rastin e ikjes së Blerim Ramadanit. Komisioni i formuar nga Këshilli gjyqësorë do të diskutojë për përgjegjësinë eventuale të gjykatësit Pajazit Pajaziti edhe për rastin e dënimit me kusht të prokurorit Ixhet Memeti. 
 
ARMEND MURSELI