Maqedoni

VLEN: BDI po heshtin për rastin e Ixhet Memetit

19.08.2024 13:23

Nga kualicioni VLEN janë të habitur se si ka mundësi që BDI dhe partitë tjera politike të cilat janë përkrahase të ides së BDI-së...

Nga kualicioni VLEN janë të habitur se si ka mundësi që BDI dhe partitë tjera politike të cilat janë përkrahase të ides së BDI-së, tash e një javë po heshtin për rastin e aferës koruptime të Ixhet Memetit dhe Naçe Gjorgjievskit. Sipas zëdhënësit të këtij kualicioni Fari Iseni, rasti i Memetit është shembulli më i mirë se si është duke funksionuar oktopodi i krimit dhe korupsionit në këtë shtet. 
 
“I drejtojmë një pyetje publike prokurorit Islam Abazit, a duhet të ketë rrethana lehtësuese për personat që është dashur të vendosin drejtësi në këtë vendin tonë. Ixhet Memeti i cili ka mbajtur pozicione të rëndësishme gjatë regjimit 22 vjeçarë të BDI-së dhe Naçe Gjorgjiev gjykatës i Gjykatës Supreme janë personifikimi i oktopodit të krimit dhe korupsionit në Gjyqësor. Sa raste të tjera të kurdisura BDI me këto dy persona që tani janë të njohur për ne i kanë kryer. Kur BDI flet për paraqitjen e krimeve në prokurori, ajo çdoher llogarit tek njerëzit e sajë të instaluar në këtë sistem. Ftesat për veting janë thjeshtë një manipulim për të krijuar iluzionin e transparencës.”, u shpreh zëdhënësi i kualicionit VLEN, Fari Iseni.
 
Sipas VLEN, BDI dhe satelitët e sajë duhet të reformohen, pasi në këtë parti ende ka njerëz të cilët janë në listat e zeza amerikane, poashtu sistemi duhet të pastrohet nga klanet kriminele, me qëllim që qytetarët ta gëzojnë drejtësinë e merituar.  
 
FITIM KRYEZIU