Ekonomi
KRRE: Rriten çmimet e derivateve të naftës
19.08.2024 13:51
Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës...

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,50 % në raport me vendimin e datës 15.8.2024.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë.
Çmimet shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 0,50 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,491 denarë për kilogram.
Nga data 20.8.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
- Benzinë motori EUROSUPER BS - 95 79,50 (denarë/litër)
- Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 81,50 (denarë/litër)
- Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 71,50 (denarë/litër)
- Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 71,00 (denarë/litër)
- Mazut М-1 SU 46,295 (denarë/kilogram)