Maqedoni
Gashi me veturë zyrtare në dasëm, LSDM: A është etike sjellja e kryetarit të kuvendit?
19.08.2024 14:14
LSDM ka kërkuar nga kuvendi dhe MPB-ja që ti publikojnë urdhëresat për udhëtim të kryeparlamentarit...

LSDM ka kërkuar nga kuvendi dhe MPB-ja që ti publikojnë urdhëresat për udhëtim të kryeparlamentarit për të marr pjesë në një dasëm në Kosovë. Sipas LSDM-së kjo paraqet nënçmim për Kuvendin.
“E pyesim skandal mjeshtrin Gashi tu përgjigjet qytetarëve a është etike me veturë zyrtare të shkoj të marr nuse në Kosovë. A e din se ai mund të udhëtojë me veturë private, edhe pse sigurimi i tij mund të shfrytëzojë veturë zyrtare. A e din se është nënçmim për shtetin njeriu i dytë sipas funksionit të shkojë në dasma dhe të marr nuse me veturë zyrtare në shtetet fqinje.”, tha Bogdanka Kuzeska nga LSDM.
VLEN: Gashi sillet sipas ligjit dhe protokolit të sigurisë
Por nga koalicioni VLEN kundër përgjigjen, kryeparlamentari Gashi sillet sipas rregullave të parapara me ligj dhe protokollin e sigurisë. Pjesmarrja në dasma është traditë shqiptare thonë nga VLEN.
“Të njeta rregulla vlejnë si për kryetarin e Kuvendit, ashtu edhe për persona të tjerë të lartë shtetërorë nuk presin rradhë në pikat kufitare por kalojnë pa pengesa. Është pjesë e traditës tonë që gjithmonë praktikohet në çdo dasëm tonën.”, u shpreh zëdhënësi i kualicionit VLEN, Fari Iseni.
Bartësi i funksionit siç e ka Afrim Gashi përcillet me protokol të obliguar dhe sugurim të vazhdueshëm. Një situatë e kundërt paraqet shkelje që duhet sanksionuar thonë nga VMRO-DPMNE.
Edhe nga Kabineti i kryeparlamentarit Afrim Gashi kanë sqaruar se më 17 gusht 2024, Kryetari i Kuvendit, së bashku me familjen e tij, ka udhëtuar për në shtetin fqinj, në Kosovë. Kjo vizitë ka qenë tërësisht transparente dhe i ka respektuar të gjitha procedurat e nevojshme të sigurisë. Para nisjes janë njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Jashtme dhe është dorëzuar gjithë dokumentacioni i nevojshëm sipas protokollit për çdo zyrtar që largohet nga vendi.
Nga komisioni anti korrupcion kanë pralajmëruar se ditëve në vijim do të konfirmojnë nëse ka apo jo bazë për tu marr me këtë rast.
FITORE DEMOLLI
