Maqedoni

QMK: Shiu ndihmoi në shuarjen e zjarreve

19.08.2024 14:58

Rreshjet e shiut, por edhe ekipet e qendërs për menaxhim me kriza...

Rreshjet e shiut, por edhe ekipet e qendërs për menaxhim me kriza, ndihmuan në shaurjen e zjarreve të mëdha që ishin aktiv prej disa ditësh, siç ishte rasti em zjarrin në Galiçicë që ishte aktiv prej dy javësh. Dreqtori i kësaj qendre Stojanço Angellov thot se për momentin nuk ka zjarre të vështira.
 
“Falë zjarrfikësve të guximshëm, pilotëve, të punësuarve në Qendrën për Menaxhim me kriza, popullsisë lokale, policëve, ushtarëve, që morën pjesë në shuarjen e zjarreve  dhe në fund me përkrahjen e shiut u shuan zjarret. Dje gjatë tër ditës kemi shaur gjatë tër ditës, kemi vepruar nga ajri. Zjarri që shpërtheu në Probishtip ishte i rrezikshëm dhe ekzistonte rrezik për dy fshatra të afërt por ndihmoi shiu.”, u shpreh drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza Stojançe Angellov.
 
Zjarret kanë shkaktuar dëme të mëdha thot Angellov, i cili thekson nevojën e transformimit urgjent të qendrës për menaxhim me kriza përfshi edhe sistemin për shuarjen e zjarreve. Qeveria tanimë ka sjellur vendim për reformim të sistemit për menaxhim me kriza duke bashkuar Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim me Qendrën për Menaxhim me Kriza. 
 
GYLTENE SINANI