Botë

Negociata për armëpushimin në Gaza, Netanyahu dhe Blinken takohen në Izrael

19.08.2024 16:16

Arritje marrveshjes për armpushim në Gaza dhe shkëmbimi i pengjeve, janë temat e bisedimeve mes krerëve të Izraelit...

Arritje marrveshjes për armpushim në Gaza dhe shkëmbimi i pengjeve, janë temat e bisedimeve mes krerëve të Izraelit dhe sekretarit amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili  ndodhet për vizitë në rajon për të diskutuar mbi negociatat e kryera mes Tel Avivit dhe Hamasit. Tensionet në Lindjen e Mesme sa vinë e shtohen, lufta në Gaza ka përkeqësuar raportet e brishta të Izraelit edhe me Libanin e Iranin.
 
“Këtë mëngjes ushtarët tanë janë sulmuar në Ya'ara, Ya'ara është në kufirin me Libanin, nga terroristët e Hezbollahut me drone, kemi pësuar viktima. Ne jemi në shqyrtim të këtyre informacioneve, dhe kjo është mënyra se si po jetojmë këto ditë. Jemi të rrethuar nga terrori nga katër anët e tokës dhe po luftojmë si një komb elastik dhe i fortë. Kjo reflektohet edhe në qëndrimin refuzues të Hamasit në negociatat për lirimin e pengjeve tona.”, tha presidenti i Izraelit, Isaac Herzog.
 
“Ne po punojmë për të siguruar që të mos ketë përshkallëzim, që të mos ketë veprime që në çfarëdo mënyre na largojnë nga arritja e kësaj marrëveshjeje, e cila nëse nuk shkelet, mund të ndodh përshkallëzimi i konfliktit në vende të tjera me intensitet edhe më të madh. Ky është një moment i vështirë për Izraelin dhe ndjekim me shqetësim të madh, mundësinë e sulmeve që vijnë nga Irani, nga Hezbollahu dhe burime të tjera. Kjo është mundësia e fundit për të marrë pengjet në shtëpi, për të arritur një armëpushim dhe për t'i vënë të gjithë në një rrugë më të mire për paqen dhe sigurinë e qëndrueshme.”, tha sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken.
 
Kjo është vizita e nëntë që nga 7 tetori në Izrael dhe në të gjithë Lindjen e Mesme, e sekretarit amerikan Antony Blinken, si ndërmjetësues për arritjen e një arpushimi. Aktualisht është rritur intenziteti i sulmeve mes Izraelit dhe grupit militant në Liban, Hezbollah, i cili mbështetet nga Irani. Në Liban janë vrarë mbi 500 persona, ndërsa në Izrael kanë vdekur 42 persona. Edhe në mesin e popullatës libaneze është ngjallur frikë nga një përshkallëzim në luftë të gjithanshme. 
 
“Shpresojmë që bota ndërkombëtare të mund të luajë një rol për armëpushim, sepse duket se po shkojmë në një shpërthim shumë të madh dhe të gjithë do të jenë humbës. Nuk ka fitues.”, u shpreh një libanez.
 
Që nga tetori, dhjetëra mijëra njerëz kanë ikur nga të dyja anët e kufirit. Në kryeqytetin e Katarit, Doha, u mbajtën negociata për një shkëmbimin e pengjeve midis Izraelit dhe Hamasit dhe sigurimin e armëpushimit në Gaza. Hamasi ka deklaruar se Netanyahu pengoi arritjen e një marrëveshjeje duke vendosur kushte të reja në negociatat e ndërmjetësuara nga SHBA-ja, Egjipti dhe Katari.
 
FARIJE DAUTI BAKIU