Botë
Beteja të ashpra në territorin Rus, Kievi përparon më tej në Kursk
19.08.2024 16:44
Betajat luftarake në territorin e Federatës Ruse, vazhdojnë të avancojnë nga ushtria ukrainase...

Betajat luftarake në territorin e Federatës Ruse, vazhdojnë të avancojnë nga ushtria ukrainase, e cila ka goditur dhe dëmtuar një urë mbi lumin Seym, pranë fshatit Karyzh në rajonin Kursk të Rusisë. Gjithashtu ushtarët ukrainas, kanë përparuar në Pokrovsk, ndërsa kanë shkatërruar armatime dhe paisje të tjera ushtarake ruse në rajonin e Toreskut-njofton presidenti Ukrainës, Volodimir Zelenski.
“Arritëm rezultate të mira dhe të nevojshme në shkatërrimin e pajisjeve ruse pranë Toretsk-ut: për të shkatërruar sa më shumë potencial luftarak rus dhe për të kryer veprime maksimale kundërsulmuese, kjo përfshin krijimin e një zone tampon në territorin e agresorit – operacionin tonë në rajonin e Kurskut. Shteti rus, kompleksi i tyre ushtarako-industrial dhe ekonomia e tyre ndihmojnë në parandalimin e zgjerimit të luftës dhe na sjellin më pranë drejt fundit të këtij agresioni – një paqe të drejtë për Ukrainën.”, tha presidenti i Ukrainës , Volodimir Zelenski.
Ushtarët ukrainas të entuziazmuar që kanë shkelur në tokën ruse, pas dy vite e gjysëm të agresionit ushtarak në Ukrainë.
“Gjëja e parë që bëra ishte qëllova në ajër kur ishim në tokën ruse. Vërtetë kisha një dëshirë të flakt që ta bëja këtë, prandaj qëllova në ajër nga gëzimi.”, u shpreh një ushtar ukrainas.
Shkatërrimi i urës mund të pengojë rëndë aftësinë e Rusisë për të sjellë automjete të blinduara dhe pajisje të tjera thelbësore përtej lumit Seym për të kundërshtuar inkursionin ukrainas. Beteja luftarake janë duke u zhvilluar edhe në Ukrainën veriore, në fshatin Bilopillya, afër kufirit rus në rajonin Sumy.
“Rusia ka lëshuar bomba në drejtim Bilopillya-së, pati dy goditje. Njëri prej tyre në kullën e Televizionit, dhe tjetra, siç mund ta shihni, direkt në ndërtesën e banimit ku jetonte familja - baba e bijë. Babai ka lindur në vitin 1991 dhe vajza në 2012 - ajo është 12-vjeçare. Babai ka vdekur, dhe vajza është në gjendje të rëndë në spital. Ajo është pa ndjenja.”, tha kryebashkiaku i Bilopillya, Yuri Zarko.
Moska akuzon perendimit për operacioni në rajonin e Kurskut, duke pretenduar se është planifikuar me pjesëmarrjen e NATO-s dhe shërbimeve speciale perëndimore. Është hera e parë që trupat e huaja kanë pushtuar dhe mbajtur territorin rus që nga nga Lufta e Dytë Botërore, kur Gjermania naziste pushtoi pjesë të mëdha të Rusisë.
FARIJE DAUTI BAKIU
