Gjykata penale, përgjegjësia për ikjen e Ramadanit, e MPB-së

19.08.2024 20:05

Gjykata penale ka prezantuar argumentet...

Gjykata penale ka prezantuar argumentet e saja lidhur me rastin e Blerim Ramadanit. Nga Gjykata thonë se kanë vepruar sipas praktikave ligjore dhe gjyqësore duke shtaur se nuk ishin potësuar kushtet për ekstradim.

Sipas Gjykatës penale përgjegjësia për ikjen e Ramadanit i takon Misnitrisë së punëve të brendëshme.

“Bëhet fjalë për shtetas të huaj, i cili kërkohet, i cili trajtohet për kryerjen e veprës penale në shtet tjetër (Republika e Kosovës), ndërsa kërkohet të ekstradohet në Republikën e Serbisë. Sistemi gjyqësorë në vendin tone nuk është i prekur në mënyrë direkte për rezultatin e kësaj procedure pasi ky person nuk gjykohet në vend dhe nuk ka shtetas të vendit të dëmtuar. Megjithate obligim i Maqedonisë është që në fillimin e procedures ekstraduese ta respektojë të drejtën ndërkombëtare për çka është vendosur praktikë gjyqësore. Përkatësisht në një rast identik (ndaj personit Tomor Morina në vitin 2019), perosni nuk u ekstradua në Republikën e Serbisë sepse i njejti ishte shtetas i Kosovës dhe veprën e ka kryer në Republikën e Kosovës, prandaj të drejtën për të zhvilluar procedure e ka Republika e Kosovës, vendim i cili ishte konfirmuar nga Gjykata sureme”, thekson Gjykata penale.

Vëzhgimi për paraburgimin shtëpiak i besohet MPB-së, prandaj përgjegjësia për ikjen duhet të kërkohet te kjo ministri, thonë nga gjykata penale.