Mësim në një ndërrim, Janevska: 124 shkolla i plotësojnë kushtet

19.08.2024 19:12

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska...

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, paralajmëron se viti I ri shkollorë do të nis pa probleme sa u përket teksteve shkollore.

Poashtu Janevska bëri të ditur se nga shtatori, 124 shkolla fillore dhe të mesme do të nisin mësimin në një turn, pasi i plotësojnë kushtet.

“Po bëhen analiza edhe për 50 të tjera të cilat kanë nevojë për ndërtimin e klasave shtesë, që nxënësit të mund të qëndrojnë në shkollë 8 orë. Përveç ndjekjes së mësimit nxënësit e këtyre shkollave do ti bëjnë edhe detyrat e shtëpisë si dhe do të realizojnë edhe aktivitete tjera shtesë. Bëjmë analizë serioze edhe me ndihmën e bankës botërore dhe shërbimet e ministrisë dhe vlerësojmë se edhe 50 shkolle brenda një kohe të caktuar jo më 1 shtator, me ndërtimin e një deri në 5 klasa, do të mund të fillonin me mësimin me një ndërrim,” - dekalroi Janevska, e cila paralajmëroi se për disa vite do të përgaditen të gjitha shkollat për mësim me një ndërrim.